Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Për krimet e “Sarajevo Safari” të krijohet një gjykatë speciale ndërkombëtare”/ Kurti: Thuhet se Vuçiç është i përfshirë!
Kosovë

Për krimet e “Sarajevo Safari” të krijohet një gjykatë speciale ndërkombëtare”/ Kurti: Thuhet se Vuçiç është i përfshirë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar themelimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të hetuar dhe gjykuar krimet e njohura si “turizmi i snajperëve” në Sarajevë.

Ai deklaroi se në këtë fenomen thuhet të ketë pasur rol edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Më tej u shpreh se sipas informacioneve që qarkullojnë, gjatë rrethimit të Sarajevës në fillim të viteve ’90, persona të ndryshëm paguanin shuma parash për të qëlluar me snajper civilë boshnjakë nga kodrat përreth qytetit.

“Shtëpi të verdhë nuk ka, por ka gjithnjë e më shumë informacione dhe fakte se ka pasur ‘Sarajevo safari’, ku rol thuhet të ketë pasur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Për një shumë të hollash nga kodrat përreth Sarajevës mund të qëlloje boshnjakë civilë me snajper në qytetin e rrethuar. Për të hetuar dhe gjykuar krimet e ‘Sarajevo safari’ do të duhej të angazhohej ndonjë gjykatë speciale ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Comments are closed

Related Posts