Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Për donacionin prej 120 mijë denarësh. Klubi i futbollit Pirok, falenderon kryetarin e komunës Feti Abazi dhe kryekëshilltarin Florim Rakipi
Lajmi i Fundit

Për donacionin prej 120 mijë denarësh. Klubi i futbollit Pirok, falenderon kryetarin e komunës Feti Abazi dhe kryekëshilltarin Florim Rakipi

“Me mirënjohje të veçantë dhe respekt të sinqertë, falënderojmë Kryetarin e Komunës së Bogovinës, z. Feti Abazi, dhe Kryetarin e Këshillit të Komunës, z. Florim Rakipi, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj sportit lokal dhe veçanërisht ndaj klubit tonë KF Pirok”, ka falenderuar në Facebook, klubi i futbollit, KF Pirok.

Në postimin e tyre, ata kanë cekur se kjo mbështetje, nuk është vetëm financiare, por edhe motivuese.

“Mbështetja juaj konkrete në vlerë prej 120.000 denarësh. është një dëshmi e qartë e përkushtimit tuaj për zhvillimin e të rinjve dhe promovimin e vlerave sportive.

Kjo ndihmë nuk është vetëm financiare – është motivim dhe besim për të ecur përpara me edhe më shumë përkushtim.

Faleminderit për mbështetjen dhe për besimin që keni!”, mbaron, njoftimi i këtij klubi Futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts