Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Pallati 12-katësh u shkrumbua, Rama qetëson banorët: Do rindërtohet 100%, nga vetë ndërtuesit
Lajmi i Fundit

Pallati 12-katësh u shkrumbua, Rama qetëson banorët: Do rindërtohet 100%, nga vetë ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e një dite më parë, 14 prill, në Tiranë, ku një pallat 12-katësh në zonën e njohur si “Farmacia 10” u përfshi nga flakët.

Rama bëri të ditur se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke theksuar se, sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me cilësinë e ndërtimit.

Ai nënvizoi gjithashtu se qytetarët e prekur nuk do të lihen të përballen vetëm me pasojat, teksa shtoi se ky rast nxjerr në pah rëndësinë e sigurimit të banesave ndaj fatkeqësive.

Comments are closed

Related Posts