Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • OVL e UÇK-së, thërret protestë gjithëpopullore për nesër në Prishtinë
Kosovë

OVL e UÇK-së, thërret protestë gjithëpopullore për nesër në Prishtinë

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Gazmend Syla i OVL e UÇK-së tha se të premten thërrasin protestë gjithëpopullore në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

“Shprehim indinjatën tonë të thëllë për vendimin ndaj krerëve të UÇK-psë. UÇK nuk ishte kurrë ndërmarrje krimianle por rezistenca e popullit tonë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruaj luftën tonë çlirimtare…OVL e UÇK-së thërret protestë gjithëpopullore nesër në orën 12:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ ”, tha ai.

Ai po ashtu tha se shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të përgjigjen me krijimin e një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen Shqipëria, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dhe kudo ku ka shqiptarë edhe nga mërgata.

“Deri në procesin e Apelit kërkojmë përfshirjen e institucioneve tona në këtë drejtim…”, u shpreh ai.

Syla gjatë fjalë së tij theksoi se: “Sot në orën 16:30 do të bëjmë prezantimin e platformës dhe do t’i bashkëngjitemi studentëve që janë në shesh”. /

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts