Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Osmani: Ftesa nga Trump për Bordin e Paqes në Davos më erdhi në 2:30 të natës, iu thamë a mund të vijë kryeministri…
Kosovë

Osmani: Ftesa nga Trump për Bordin e Paqes në Davos më erdhi në 2:30 të natës, iu thamë a mund të vijë kryeministri…

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se në Davos arriti në mesnatë, pasi iu kërkua që prezenca e saj të jetë në mënyrë eksplicite aty.

Madje, Osmani tha se nga presidenca i kanë thënë stafit të Shtëpisë së Bardhë nëse mund të vijë kryeministri…

Ftesa erdhi në 2:30 të natës, ne nuk e kemi pritur që do vijë në ato momente, nuk e kam pasur asnjë plan të udhëtojë në Davos. Mirëpo në momentin që na u dërgua ftesa, shefja ime e stafit ka qenë në komunikim me Stafin e Shtëpisë së Bardhë dhe pyetja e parë që ua ka bërë ka qenë meqenëse kryeministri është në Davos a mund të vijë ai?”, tha Osmani te gazetari Çim Peka, transmeton Gazeta Express, përcjell Pollogu.news

Ne nuk kemi pasur njohuri se cfarë ceremonie do jetë ajo, neve na ka ardhë ftesa, mirëpo nuk e kam pasur plan të udhëtojë në Davos. Vetëm pasi është bërë e qartë që kërkohet në mënyrë eksplicite prezenca ime si presidente, vetëm atëherë kemi udhëtuar….”, shtoi Osmani.

Comments are closed

Related Posts