Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Operacion antidrogë në Milano, kapen 70 kg hashash e 75 mijë euro cash. Në pranga një shqiptar dhe një rumun
Kronika e Zezë

Operacion antidrogë në Milano, kapen 70 kg hashash e 75 mijë euro cash. Në pranga një shqiptar dhe një rumun

Policia italiane ka çmontuar një tjetër grup të trafikut të drogës i përbërë nga ekstrakomunitarë dhe që dyshohet se drejtohej nga shqiptarët.

Një ngarkesë prej 70 kilogramësh hashash të cilësisë së mirë dhe 75 mijë euro cash u sekuestruan, ndërsa në pranga ranë 2 persona; një shqiptar dhe një rumun.

Aktiviteti organizohej kryesisht në banesa dhe në një garazh të kthyer në laborator, ku bëhej përpunimi i saj.

Policia tha se aksioni u shtri kryesisht në Bergamo, por edhe në zonat e Milanos, i nisur prej 26 janarit, ku u krye një tjetër goditje me sasi kanabisi dhe valutë të konsiderueshme të sekuestruar, si edhe 2 shqiptarë të prangosur si përgjegjës.

Comments are closed

Related Posts