Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Nxënësen në Shkup, e djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jashtëqitje qeni
Kronika e Zezë

Nxënësen në Shkup, e djegin me cigare dhe e detyrojnë të hajë jashtëqitje qeni

Prindërit nga komuna e Gjorçe Petrovit kanë denoncuar për “Veçer Pres” një rast tmerrues të dhunës mes nxënëseve. Një vajzë e klasës së gjashtë ka përfunduar te mjeku dhe psikiatri pasi është djegur me cigare dhe është poshtëruar nga bashkëmoshataret e saj në parkun pranë komunës.

Vajza ishte detyruar të hante jashtëqitje qeni, ndërsa i gjithë akti është regjistruar me telefon celular.

”Është denoncuar se një vajzë e mitur, në dy raste, është sulmuar fizikisht nga disa të mitura të të njëjtës shkollë. Janë kryer biseda zyrtare në prani të prindërve, janë siguruar dëshmi materiale, përfshirë edhe video-incizime, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informuan nga MPB-ja për median.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts