Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • NP “Higjiena” Tearcë punon intensivisht për sanimin e defektit te burimi “Kepat e Kuqë”
Lajmi i Fundit

NP “Higjiena” Tearcë punon intensivisht për sanimin e defektit te burimi “Kepat e Kuqë”

Ndërmarrja Publike “Higjiena” në Tearcë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e saj kanë zhvilluar punime intensive për sanimin e një defekti të paraqitur te burimi i njohur si “Kepat e Kuqë”.

Sipas njoftimit, nga Përroi i Bistricës deri te burimi “Kepat e Kuqë”, në pikën ku është evidentuar problemi, është vendosur një gyp F110 me gjatësi prej 50 metrash.

Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se punimet po vazhdojnë me intensitet të plotë dhe pa ndërprerje, me qëllim që qytetarët e Tearcës sa më shpejt të furnizohen sërish me ujë burimi.

Njoftimi i plotë:

“Sot ekipi ynë ka zhvilluar punime intensive me qëllim të sanimit të defektit të paraqitur te burimi i njohur si Kepat e Kuqë. Nga Përroi i Bistricës deri te burimi Kepat e Kuqë deri në pikën ku është evidentuar defekti, është vendosur një gyp F110 me gjatësi prej 50 metrash.

Punimet janë duke vazhduar me intensitet të plotë dhe pa ndërprerje. Për të mundësuar që qytetarët e Tearcës sa më shpejt të furnizohen sërish me ujë burimi, ne do të vazhdojmë të angazhohemi maksimalisht deri në sanimin e plotë të problemit”, thuhet në njoftimin e NP “Higjiena” Tearcë.

Comments are closed

Related Posts