Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Njomza Shaqiri, dorëhiqet nga të gjitha strukturat e ASH-së
Ballina

Njomza Shaqiri, dorëhiqet nga të gjitha strukturat e ASH-së

Anëtarja e Kuvendit dhe e Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët (ASH), Njomza Shaqiri nga Gostivari ka njoftuar sot shkëputjen përfundimtare nga të gjitha funksionet dhe aktivitetet brenda këtij subjekti politik, duke cituar si arsye “fraksionimin kronik” që ka përfshirë partinë.

Postimi i plotë i Njomza Shaqirit:

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Aleancës për Shqiptarët,

Pas 11 viteve rrugëtim të pandalur, me plot sakrifica dhe angazhim të sinqertë në çdo betejë politike, ju njoftoj që nga sot ndërpres çdo aktivitet dhe funksion brenda strukturave të Aleancës për Shqiptarët.

Ky largim vjen si rrjedhojë e mbrojtjes së parimeve të mia njerëzore dhe politike. Ajo që duhej të ishte ASH-ja e unitetit, sot është përfshirë nga një fraksionim kronik.

Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e sinqertë ndër vite!”, ka shkruar Njomza Shaqiri.

Comments are closed

Related Posts