Pas një aksioni pastrimi të rrugëve, i filluar para një jave, së bashku me kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazin. Njësiti i zjarrfikësve Bogovinë&Vrapçisht, sonte kanë zbarkuar për pastrimin e rrugëve, në qendrën e fshatit të Bogovinës, përcjellë Pollogu.news
Lajmin e ka bërë të ditur, faqja zyrtare e zjarrfikësve, në Facebook.
“Ekipi i Zjarrfikësve sonte është përqendruar në qendër të fshatit Bogovinë, duke realizuar aksionin e larjes dhe pastrimit të rrugëve.
Puna jonë flet vetë – në terren, pranë qytetarëve dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve”.
Përpos fshatit të Bogovinës, karavanit të këtij aksioni pastrimi, i kanë paraprirë edhe fshatrat Siniçan, Kamjan, Gradec, Zherovjan, Sellarcë, Pallçisht dhe Rakovec.















Comments are closed