Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Një pjesë e Tetovës dhe shtatë fshatra nesër pa rrymë
Lajmi i Fundit

Një pjesë e Tetovës dhe shtatë fshatra nesër pa rrymë

Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv, nesër, e mërkurë (6 maj), një pjesë e Tetovës dhe shtatë fshatra të kësaj zone do të mbeten pa furnizim me energji elektrike

Nga ora 09:00 deri në 14:30 pa rrymë do të jenë banorët e fshatrave Sellarcë, Llukovicë, Gurgurnicë dhe Merovë.

Në të njëjtën kohë, nga ora 09:00 deri në 15:00, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të fshatit Bërvenicë, konkretisht në hyrje të vendbanimit.

Nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Poroj, në zonën pranë marketit “Alda”.

Ndërsa nga ora 09:30 deri në 14:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e fshatit Cerovë, si dhe disa objekte në Tetovë që ndodhen në rrugën “Lenin”.

Nga EVN Maqedoni bëjnë të ditur se ndërprerjet realizohen me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike. U bëhet thirrje qytetarëve dhe bizneseve në këto zona që të përshtatin me kohë aktivitetet e tyre dhe të shkëpusin pajisjet e ndjeshme elektrike, për të shmangur dëmtimet e mundshme gjatë rikthimit të rrymës.

Comments are closed

Related Posts