Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Një e treta e deputetëve në BE janë gra, në Maqedoni 37,5%
Lajmi i Fundit

Një e treta e deputetëve në BE janë gra, në Maqedoni 37,5%

Shkup, 7 mars – Në vitin 2025, gratë kishin 33,6% të vendeve në parlamentet kombëtare përgjatë BE-së, që përfaqëson rritje prej 5,4 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2015. Në parlamentin e Maqedonisë së Veriut 37,5 për qind e deputetëve janë gra, që është rritje prej 3,4 pikë përqindje në krahasim me vitin 2015, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Pjesëmarrje më të madhe në parlamentet e tyre kanë Finlanda (46,0%), Suedia (44,8%) dhe Danimarka (44,7%), ndërsa Qiproja (14,3%), Hungaria (15,6%) dhe Rumania (22,0%) kanë nivelin më të ulët.

Krahasuar me vitin 2015, të gjitha vendet e BE-së shënuan rritje në pjesën e përfaqësueseve gra, përveç Gjermanisë (-3,5 pikë përqindjeje). Ndër vendet e BE-së ku pjesa e grave në parlament u rrit, katër shënuan rritje prej më shumë se 10 pikë përqindjeje: Letonia (+19,0 pikë përqindjeje), Malta (+14,8 pikë përqindjeje), Franca (+10,9 pikë përqindjeje) dhe Çekia (+10,6 pikë përqindjeje).

Gratë, gjithashtu, ruajnë 31,9% të vendeve në qeveritë kombëtare, që është rritje prej 4,2 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2015. Në qeverinë e Maqedonisë së Veriut gratë marrin pjesë me 12,5%, që është rritje prej 2,5 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2015.

Pjesëmarrja e grave në Qeveri është më e lartë në Finlandë (60,0%). Barazia u arrit në Suedi (50,0%), dhe në Francë, pothuajse gjysma e anëtarëve të qeverive kombëtare ishin gra (48,6%).

E kundërta e kësaj, Hungaria nuk kishte gra në qeverinë e saj kombëtare, Rumania kishte vetëm 10,5% dhe Çekia 11,8%.

Në shumicën e vendeve të BE-së, pjesëmarrja e grave në qeveritë kombëtare është rritur që nga viti 2015. Finlanda regjistroi rritjen më të madhe (+26,7 pikë përqindjeje), pas çka vijojnë Lituania (+20, 4 pikë përqindjeje) dhe Estonia (+17,5 pikë përqindjeje). Rënie u regjistruan në 6 vende të BE-së: Rumania (-24,5 pikë përqindjeje), Sllovenia (-7,7 pikë përqindjeje), Republika Çeke (-5,8 pikë përqindjeje), Holanda (-4,2 pikë përqindjeje), Belgjika (-1,1 pikë përqindjeje) dhe Polonia (-0,8 pikë përqindjeje).

Comments are closed

Related Posts