Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Nikollovski: BE po i gënjen qytetarët e Ballkanit për anëtarësimin, nuk do të ketë zgjerim
Ballina

Nikollovski: BE po i gënjen qytetarët e Ballkanit për anëtarësimin, nuk do të ketë zgjerim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski vlerëson se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ka ndaluar që në vitin 2013 dhe se qytetarët e rajonit po “gënjehen” lidhur me perspektivën evropiane. Në një intervistë për Koha Cast në Gazetën Koha, Nikollovski tha se zgjerimi i BE-së praktikisht ka përfunduar me anëtarësimin e Kroacisë në vitin 2013 dhe se mundësia e vazhdimit të tij mbetet vetëm teorike.

“Njerëzit po gënjehen në mënyrë të pandershme, dhe ajo që po ndodh është një përpjekje për të gënjyer njerëzit në të gjithë rajonin. Lidhur me zgjerimin, situata është e qartë. Ai u ndal në vitin 2013 me Kroacinë. Mundësia e vazhdimit, sipas mendimit tim, është e barabartë me teorinë. Jo për hirë tonin, por për situatën e brendshme në BE. Nëse do të ishte e kundërta e asaj që po them unë, trembëdhjetë vjet është periudhë e mjaftueshme, nga viti 2013 deri në vitin 2026, që ajo që po them unë të demantohet”, deklaroi Nikollovski.

Ai shtoi se pesë nga gjashtë vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian nuk janë të gatshme për zgjerim, duke argumentuar se ky është problemi kryesor që pengon avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit.

“Gjashtë vendet më të fuqishme në BE, nga gjashtë më të mëdhatë, 5 nuk janë gati për zgjerim, vetëm Polonia është “pro”. Dhe ky është thelbi i problemit”, tha Nikollovski.

Comments are closed

Related Posts