Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Nikolloski: Kemi 23 linja të reja ajrore dhe rritje rekord të numrit të udhëtarëve
Lajmi i Fundit

Nikolloski: Kemi 23 linja të reja ajrore dhe rritje rekord të numrit të udhëtarëve

Siç informojnë nga Ministria e Transportit, në krye me ministrin, Aleksandar Nikolloski, theksojnë se si Qeveri kanë nisur një politikë serioze për të tërhequr linja dhe kompani të reja ajrore, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut nuk ka dalje në det dhe aeroportet janë e vetmja dalje dhe këtu vijnë më shumë turistë dhe më shumë njerëz për biznes, dhe mundësi që qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë.


“Ajo për të cilën jam krenar është se që nga zgjedhja e Qeverisë deri sot kemi 23 linja të reja, të fundit janë këto drejt Algero – Sardinia dhe Palermo – Siçili. Ajo që më gëzon është se në të dy aeroportet, Ohrit dhe Shkupit, kanë kaluar 3,5 milionë udhëtarë. Nëse e shikoni që Maqedonia e Veriut ka 1.8 milion banorë, atëherë është e qartë se është shumë më e lartë se popullsia që kemi dhe nëse dikush dyshonte, këtë vit aeroporti i Shkupit do të jetë lider me rritje në rajonin e ish-Jugosllavisë, që është krenari, duke pasur parasysh se edhe Zagrebi, Sarajeva dhe Beogradi janë qytete më të mëdha se Shkupi, gjë që është një vlerë e shtuar”, tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Comments are closed

Related Posts