Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Nesër një pjesë e Tetovës pa energji elektrike
Lajmi i Fundit

Nesër një pjesë e Tetovës pa energji elektrike

Banorët e Tetovës dhe disa vendbanimeve përreth do të përballen nesër (17 prill 2026) me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, bëjnë të ditur shërbimet kompetente

Sipas njoftimit, ndërprerja në qytetin e Tetovës do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 14:00, ku pa energji do të mbeten disa pjesë të qytetit, veçanërisht objektet pranë kullës së Popllavenit.

Në të njëjtën periudhë kohore, nga ora 09:00 deri në 14:30, pa rrymë do të jetë edhe fshati Bogovinë, konkretisht objektet pranë xhamisë në qendër të fshatit.

Gjithashtu, ndërprerje e planifikuar nga ora 09:00 deri në 14:30 është paralajmëruar edhe për fshatin Reçicë e Madhe, ku pa energji do të mbeten disa zona në dalje të vendbanimit drejt fshatit Kallnik.

Nga autoritetet u bëhet thirrje qytetarëve që të planifikojnë paraprakisht obligimet e tyre dhe të marrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike gjatë kohës së ndërprerjes

Comments are closed

Related Posts