Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Nëse eliminon Hibernian, Shkëndija kundër Goteborgut ose Gentit, në play-off të Ligës së Konferencës
Lajmi i Fundit

Nëse eliminon Hibernian, Shkëndija kundër Goteborgut ose Gentit, në play-off të Ligës së Konferencës

Sot me shortin në Nyon të Zvicrës u mësuan çiftet e play-off-it për Ligën e Konferencës të UEFA-s, ndërsa kundërshtarët e mundshëm i mësuan edhe Shkëndija.

«Kuqezinjtë» e Tetovës, nëse eliminojnë Hibernianin skocez në raundin e tretë kualifikues, në play-off do të luajnë kundër fituesit të dyshes mes Goteborgut të Suedisë dhe Gentit të Belgjikës.

Lojtarët e Artim Položanit janë plotësisht të fokusuar te ndeshja e parë me Hibernianin, e cila do të luhet në Skoci më 6 gusht (e enjte) me fillim në orën 21:00.

Shkëndija në historinë e saj klubore në skenën ndërkombëtare deri tani vetëm një herë është përballur me një përfaqësues suedez, në sezonin 2022/23 kur në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës humbi me penallti nga AIK me 3:2.

Shkëndija kundër Gentit belg luajti në play-off të Ligës së Europës në sezonin 2016/17 kur pësoi dy humbje (4:0, 2:1).

Comments are closed

Related Posts