Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit për të drejtat e njeriut!
Maqedoni

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit për të drejtat e njeriut!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, Faton Selami, me qëllim forcimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në njoftimin e tij, Gashi theksoi se ky bashkëpunim përfaqëson një angazhim të përbashkët për avancimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e institucioneve më transparente dhe më të përgjegjshme. Ai shtoi se përmes këtij partneriteti synohet rritja e efikasitetit në zbatimin e rekomandimeve, përmirësimi i llogaridhënies institucionale dhe garantimi i një mbrojtjeje më të fuqishme për të drejtat e qytetarëve.

Sipas tij, marrëveshje të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e mekanizmave demokratikë dhe në rritjen e besimit të publikut ndaj institucioneve.

Comments are closed

Related Posts