Në një aksion të përbashkët të policisë së Novi Pazarit dhe Bujanocit, është arrestuar 66-vjeçari M.Z., shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se brenda një periudhe tre ditore ka kryer vjedhje në katër objekte fetare në territorin e Serbisë.
Sipas informacioneve, vjedhjet janë kryer në periudhën nga 29 prilli deri më 1 maj, ndërsa cak kanë qenë xhamitë në Novi Pazar, Tutin dhe Sjenicë. Sipas hetimeve, i dyshuari ka thyer arkat e objekteve fetare dhe ka përvetësuar paratë që ndodheshin brenda tyre.
Gjatë kontrollit policor, tek i dyshuari janë gjetur një thikë dhe një elektroshok, për çka ndaj tij është ngritur edhe kallëzim përkatës për kundërvajtje.
M.Z.-së i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, pas së cilës do të dërgohet për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike në Novi Pazar, ku do të vazhdojë procedura për zbardhjen e plotë të rastit.














Comments are closed