Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Uncategorized
  • Ndryshon ora! Nesër nis llogaritja verore: Humbim një orë gjumë, fitojmë më shumë dritë gjatë mbrëmjes
Lajmi i Fundit

Ndryshon ora! Nesër nis llogaritja verore: Humbim një orë gjumë, fitojmë më shumë dritë gjatë mbrëmjes

Ora verore fillon më 29 mars 2026, kur në orën 02:00 pas mesnate akrepat zhvendosen një orë përpara, pra direkt në 03:00. Kjo do të thotë se nata do të jetë më e shkurtër për një orë, ndërsa ditët do të bëhen më të gjata.

Ndryshimi ndodh në natën mes së shtunës dhe të dielës dhe është pjesë e praktikës së rregullt që zbatohet në shumicën e vendeve evropiane, ku ora ndryshohet çdo vit në fundjavën e fundit të marsit.

Me zhvendosjen e akrepave përpara humbet një orë gjumë, por fitohet më shumë dritë natyrale gjatë orëve të mbrëmjes. Kjo praktikë synon shfrytëzim më të mirë të dritës së diellit, megjithëse prej vitesh ka debate për arsyeshmërinë dhe ndikimin e saj në shëndet.

Ora verore do të zgjasë deri në fund të tetorit, kur akrepat do të kthehen një orë pas dhe do të fillojë periudha dimërore.

Comments are closed

Related Posts