Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Ndihma juaj mund të ndryshojë jetën e Ermalit nga Tetova! Bëhu pjesë e donacioneve
Lajmi i Fundit

Ndihma juaj mund të ndryshojë jetën e Ermalit nga Tetova! Bëhu pjesë e donacioneve

Ermal Aziri ka jetuar me sfida shëndetësore që nga lindja, dhe tani ka nevojë për ndihmën tonë, përcjell TV21, shkruan Pollogu.news.

Problemet që ka nuk e kanë ndalur për të ëndërruar, por trajtimi mjekësor kërkon mjete të majme financiare. Çdo ndihmë, sa e vogël apo e madhe, bën diferencën. Ju mund të jeni shpresa që Ermal ka nevojë për një trajtim të duhur dhe një jetë më të lehtë.

Bëhu pjesë e ndryshimit – bëj një donacion për Ermalin tani!

Linku për donacione: https://whydonate.com/donate/for-ermal-lets-win-another-battle

Prindi i tij, Valmir Aziri, thotë:
“Gjendja e Ermalit vazhdon të ketë sfidë, të cilat po i trajtojmë ashtu si paraqiten. Sipas mjekëve, besojmë që tani e ka arritur moshën madhore, dhe konteksti i rritjes në aspektin biologjik do të përfundojë, në atë aspekt do të ndalen edhe simtomat, por edhe problemet shëndetësore vazhdojnë, dhe shpresojmë.”

Së bashku, mund t’ia mundësojmë Ermalit shpresën për një të ardhme më të mirë.

Comments are closed

Related Posts