Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Ndalohen tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, vozitën pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit
Kronika e Zezë

Ndalohen tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, vozitën pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit

Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, tetë kanë drejtuar pa patentë shoferi, ndërsa dy nën ndikimin e alkoolit.

Tre persona në Shkup dhe nga një në Tetovë, në Gostivar dhe në Veles kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi.

Ndërsa nga një shofer në Gjevgjeli dhe në Veles kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit. Pasi rastet të dokumentohen plotësisht, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.

Comments are closed

Related Posts