Ka ndërruar jetë Fadil Osmani, i njohur ndryshe si “Frenki”, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit.
Në mesazhin e tij, Ahmeti e cilësoi Osmanin si pjesë të brezit të atdhetarëve që iu përgjigjën thirrjes së atdheut në momentet më të vështira për kombin, duke u rreshtuar në luftën për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.
“Kontributi dhe sakrifica e tij në radhët e UÇK-së do të mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë sonë të përbashkët. Bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. U prehtë në paqe shpirti i tij!” — ka shkruar Ahmeti.















Comments are closed