Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mucunski: Mbi 60 përqind e kandidatëve të rinj për ambasadorë janë diplomatë profesionistë
Lajmi i Fundit

Mucunski: Mbi 60 përqind e kandidatëve të rinj për ambasadorë janë diplomatë profesionistë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, duke u përgjigjur pyetjeve gazetareske sot para fillimit të Forumit të Biznesit Maqedono-Sllovak, tha se mbi 60 përqind e kandidatëve të rinj për ambasadorë janë diplomatë profesionistë nga radhët e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ).

Ai konfirmoi se në seancën e fundit qeveritare propozoi disa emra, të cilët do t’i konfirmojë pasi të marrë marrëveshjet.

Procesi i emërimit dhe plotësimit të pozicioneve të shefave të misioneve diplomatike dhe konsullore në përputhje me Ligjin për Punë të Jashtme është i koordinuar nga unë, por i gjithë procesi nënkupton koordinim me Presidentin e Shtetit dhe Kryeministrin.

Pas një koordinimi të tillë me Presidentin e shtetit dhe Kryeministrin, në seancën e fundit qeveritare mund të konfirmoj se është e saktë që kam propozuar disa emra, si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, për të plotësuar disa pozicione të shefave të misioneve diplomatike dhe konsullore”, tha Mucunski.

Comments are closed

Related Posts