Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • MPB: Shtatë shoferët që drejtuan automjetet pa patentë, do t’u ngrihen kallëzime penale
Kronika e Zezë

MPB: Shtatë shoferët që drejtuan automjetet pa patentë, do t’u ngrihen kallëzime penale

Ministria e Punëve të Brendshme, ka kumtuar që 7 shoferëve që u verifikuan pa patentë shoferë, do u ngrihen kallëzime penale.

Kumtesa e plotë:

Më 07.02.2026, në orën 02:10, në bulevardin “1 Maji” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria D.I. (30) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve “Citroën” me targa të Prilepit, të drejtuar nga D.I., me ç’rast është konstatuar se D.I. nuk posedonte patentë shoferi.

Më 06.02.2026, në orën 20:45, në rrugën “Strasho Pinxhur” në Kavadar, nëpunës policorë nga SPB Kavadar e kanë privuar nga liria D.I. (20) nga fshati Vozarcë, rajoni i Kavadarit. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, është ndaluar një automjet i pasagjerëve “Golf” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga D.I., me ç’rast është konstatuar se automjetin e drejtonte pa poseduar patentë shoferi.

Më 07.02.2026, në ora 04:30, në bulevardin “1 Maji” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga Manastiri, pasi është gjetur duke drejtuar një automjet të pasagjerëve “Audi” me targa të Manastirit, pa poseduar patentë shoferi.

Më 06.02.2026, në orën 21:50, në rrugën “Petre Prliçko” në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria M.G. (30) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në trafik, është ndaluar një automjet i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.G., me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi.

Më 06.02.2026, në ora 12:05, në rrugën “Dimitar Vllahov” në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria S.K. (54) nga Velesi. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor është ndaluar një automjet i pasagjerëve “Matiz” me targa të Velesit, të cilin e drejtonte S.K., me ç’rast është konstatuar se automjetin e drejtonte pa poseduar patentë shoferi.

Më 06.02.2026, në ora 19:40, në rrugën magjistrale Ezero Mladost – Veles, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion e kanë privuar nga liria D.Gj. (22) nga Velesi. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor është ndaluar një automjet i pasagjerëve “BMV” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.Gj., me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa poseduar patentë shoferi.

Më 06.02.2026, në Bogdanc, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – SPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria Xh.A. (36) nga Kavadari. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor në rrugën “Marshal Tito” në Bogdanc, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet të pasagjerëve “Ford” me targa të Strumicës, të drejtuar nga Xh.A., me ç’rast është konstatuar se automjetin e drejtonte pa poseduar patentë të vlefshme shoferi.

Pas udhëzimeve të marra nga prokurori publik, automjetet janë konfiskuar dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Comments are closed

Related Posts