Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me mosintonimin e himnit kombëtar shqiptar gjatë aktivitetit në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, Hristijan Mickoski.
Reagimi i Boçit vjen në një moment kur incidenti ka hapur debat edhe për qëndrimet e forcave politike shqiptare ndaj çështjeve që lidhen me identitetin kombëtar dhe respektimin e simboleve të shtetit shqiptar.
Ai shpreh habi për heshtjen e BDI-së dhe Ali Ahmetit.
“Po habitem se si nuk ka ende një reagim zyrtar nga BDI-ja e Ali Ahmetit, për mungesën e himnit shqiptar në Pustec në prani të kryeministrit Mickovski. Apo tani nuk mund të akuzojnë dot VLEN-in për këtë, sepse normal që gishti i akuzës bie mbi Ramën”, ka theksuar Boçi.
Prandaj, shton ai, BDI nuk mund të dalë kundër Edi Ramës, pavarësisht mungesës së himnit!
“Dhe BDI nuk mund të dalë kundër Ramës, pavarësisht mungesës së himnit! Këtij i thonë patriotizëm me hënë, ose më saktë patriotizëm sipas interesave të ditës”, shkruan mes tjerash Boçi nga PD-ja.















Comments are closed