Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Miratohet në lexim të parë, ligji për Specialen, në Kuvendin e Kosovës: LDK nuk e voton
Kosovë

Miratohet në lexim të parë, ligji për Specialen, në Kuvendin e Kosovës: LDK nuk e voton

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në votim morën pjesë 91 deputetë dhe të gjithë votuan pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

Projektligji kishte kaluar paraprakisht edhe në Komisionin për Legjislacion, ku ishte miratuar unanimisht nga deputetët e pranishëm.

Pas miratimit në lexim të parë, projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht.

PDK-ja ka propozuar ndryshime në ligj për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar kufizimin e juridiksionit të tyre, kthimin e rasteve në Kosovë, ankimimin në Gjykatën Supreme, dënim maksimal prej 15 vjetësh dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts