Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 103 vota për, asnjë kundër dhe 5 abstenime Marrëveshjen e Financimit për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Banka Botërore.
Sipas Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, marrëveshja parasheh sigurimin e financimit në vlerë prej 90.3 milionë euro, pas përmbushjes së një pakoje reformash dhe ligjesh nga ana e Kosovës, ndërsa financimi parashihet me 0 për qind normë interesi dhe me fillim të kthimit pas gjashtë vjetësh.















Comments are closed