Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, i dorëzon demarsh verbal Ambasadës shqiptare
Ballina

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, i dorëzon demarsh verbal Ambasadës shqiptare

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut bëjnë me dije për Euronews Albania se ditën e sotme Ministria ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, lidhur me deklaratat e tij publike gjatë periudhës së fundit.

Në takim nuk ka marrë pjesë ambasadori, por zëvendësambasadori i Shqipërisë.

“I është dorëzuar një demarsh verbal lidhur me deklaratat e papërshtatshme publike të ambasadorit gjatë periudhës së fundit, të cilat lëvizin afer kufirin mes komunikimit të zakonshëm dhe legjitim diplomatik dhe ndërhyrjes së mundshme në punët e brendshme të vendit të akreditimit”, thanë burime nga MPJ-së.

Takimi ka ardhar deklaratave publike të ambasadorit shqiptar, në mbrojtje të studentëve shqiptarë që kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip, qe janë cilësuar si përzierje në punët e brendshme të shtetit.

Ndërkohë pala shqiptare ka shprehur në takim shqetësimin për trajtimin e papërshtatshëm të rreth 40 studentëve shqiptarë që ishin në autobusin që u nis nga Tirana për të marrë pjesë në protestën në e studentëve shqiptarë në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts