Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ministri Durmishi me kryetarin Abazi, vizitojnë bizneset në Bogovinë. Konfirmohet përkrahja qeveritare
Ekonomi

Ministri Durmishi me kryetarin Abazi, vizitojnë bizneset në Bogovinë. Konfirmohet përkrahja qeveritare

“Bashkë me kryetarin e Komunës së Bogovinës, z. Feti Abazin, vizituam sot kompanitë prodhuese në këtë komunë”, ka njoftuar ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Tutje, ai ka konfirmuar thirrjen e hapur nga ministria e Ekonomisë për mbështetjen e kompanive, në kuadër të Ligjit për Mbështetjen Qeveritare.

” I dëgjova sfidat dhe pritshmëritë e bizneseve dhe i njoftova për thirrjen e hapur të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për përkrahjen e kompanive nëpërmjet ndihmës direkte të parashikuar me Ligjin për Mbështetjen e Investimeve.

Me këtë ligj, mbështesim financiarisht kompanitë që investojnë në rritjen e prodhimit, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e punësimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.

Do të vazhdojmë të jemi afër bizneseve dhe të punojmë bashkë për një ekonomi më të fuqishme dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e vendit”, ka nënvizuar, Durmishi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts