Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski: Qeveria teknike, nuk do të shfuqizohet për zgjedhjet e ardhshme
Ballina

Mickoski: Qeveria teknike, nuk do të shfuqizohet për zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një paraqitje në edicionin informativ të Sitell, duke folur për heqjen e paralajmëruar të të ashtuquajturës qeveri teknike, tha se këto ndryshime nuk do të vlejnë për zgjedhjet e ardhshme, por se qeveria teknike do të shfuqizohet në zgjedhjet që do të vijnë pas tyre, shkruan Portalb, përcjellë Pollogu.news.

“Ndryshimet në Ligjin për Qeverinë thonë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të vazhdojë të vlejë qeveria teknike, që nënkupton se ashtu siç ishte në zgjedhjet e vitit 2024, në ato të vitit 2020 dhe 2016, edhe tani në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ketë qeveri teknike. Unë, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, si kryetar politik i Qeverisë jap dorëheqje, vjen një kryeministër teknik, e zgjedh Parlamenti, opozita LSDM merr pjesë me kuadro të saj në kuadër të organeve qeveritare, ministrive, zëvendësministrave etj. Publiku duhet ta dijë këtë, është fakt që në zgjedhjet e ardhshme ne do të kemi qeveri teknike”, tha Mickoski.

Kjo deklaratë vjen pasi lideri i opozitës nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, dje i drejtoi ultimatum, që qeveria teknike të mbetet, në të kundërtën LSDM do të tërhiqet nga grupi punues për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Ne e kemi thënë shumë herë dhe besojmë se në këtë mënyrë krejtësisht autokratike Qeveria teknike nuk mund dhe nuk duhet të shfuqizohet. Ky është vetëm një nga shumë shembuj të funksionimit të kësaj strukture udhëheqëse. Qeveria teknike është garantuesi i vetëm për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike”, tha Filipçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts