Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski: Nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni, do të përfundojë në burg
Ballina

Mickoski: Nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni, do të përfundojë në burg

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nëse ish-kryeministri Nikola Gruevski kthehet në Maqedoninë e Veriut, ai do të dërgohet menjëherë në burg për të vuajtur dënimin.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse pret rikthimin e tij, Mickoski tha se nuk ka pritshmëri të tilla, por theksoi se për Gruevskin ekziston një vendim gjyqësor i formës së prerë.


“Unë nuk kam asnjë pritje, por nëse Nikola Gruevski paraqitet në Maqedoni, ai ka një vendim të formës së prerë dhe menjëherë pas paraqitjes, organet e rendit do ta sigurojnë dhe do ta dërgojnë për vuajtjen e dënimit me burg, në përputhje me vendimin gjyqësor,” u shpreh Mickoski.


Ai shtoi se qeveria që drejton është e përkushtuar për zbatimin e ligjeve dhe respektimin e institucioneve, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se çdo qytetar, përfshirë edhe Gruevskin, ka të drejtë të përdorë mjetet ligjore dhe të paraqesë ankesa në përputhje me ligjin.

Comments are closed

Related Posts