Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski mesazh supermarketeve: Të mos e shfrytëzojnë situatën dhe të rrisin menjëherë çmimet!
Ekonomi

Mickoski mesazh supermarketeve: Të mos e shfrytëzojnë situatën dhe të rrisin menjëherë çmimet!

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur sot se do të takohet me përfaqësues të zinxhirëve të supermarketeve, për të biseduar me ta, në mënyrë që ata mos ta shfrytëzojnë presionin dhe të rrisin menjëherë çmimet.
“Unë gjatë ditës së nesërme, kam takim me zinxhirin e supermarketeve, hipermarketev. Dua të bisedoj me ato, që mos ta shfrytëzojnë tani këtë presion dhe menjëherë ti rrisin çmimet dhe presioni të bie tek shporta konsumatore e qytetarëve, që të mos duhet ne si Qeveri të ndërmarrim lloj tjetër të masave ofensive. Komisioni për Mbrojtjen e Konkurencës dhe Komisioni Shtetëror I Tregut do të ndjekin sjelljen e tregtarëve të produkteve me pakicë dhe shumicë dhe në bazë të reagimit të tyre, ashtu do të sillet edhe Qeveria. Kështu që pres që ato të kenë raport fer me qytetarët që edhe ne si Qeveri të jemi fer me ato”, ka deklaruar Mickoski.

Comments are closed

Related Posts