Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski: Deri në maj vendime për ristrukturim dhe ndryshime të mundshme në qeveri
Lajmi i Fundit

Mickoski: Deri në maj vendime për ristrukturim dhe ndryshime të mundshme në qeveri

Të kemi durim për disa javë ose muaj. Derisa të jem i sigurt për atë që e them, nuk do të them as emër dhe as proces – u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse do të ketë ndryshime në përbërjen e qeverisë dhe nëse ka ministra për punën e të cilëve nuk është i kënaqur.

Siç tha ai, deri në fund të prillit dhe fillim të majit do të përqendrohen në ristrukturimin e partisë që drejton dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohen ndryshimeve dhe marrëveshjeve të mundshme në koalicion.


“Pres që deri në fund të prillit ose fillim të majit ta mbyllim strukturën e brendshme dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohemi marrëveshjeve ndërkoalicionuese, lëvizjeve kadrovike, freskimeve, rokadave institucionale”, shtoi kryeministri.

Comments are closed

Related Posts