Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski anulon blerjen e avionit të ri: Nëse rrëzohemi dhe vdesim, do ta kuptojnë se debati ishte i kotë
Ballina

Mickoski anulon blerjen e avionit të ri: Nëse rrëzohemi dhe vdesim, do ta kuptojnë se debati ishte i kotë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria po heq dorë nga prokurimi i një avioni të ri qeveritar pas kritikave të opozitës.

Mickoski tha se në takimet që ka pasur me liderin e opozitës, Venko Filipçe, i ishte thënë se Qeveria nuk duhet të kritikohet për këtë temë dhe se nuk do ta kritikonin, pasi nesër do të jetë një qeveri tjetër, ndërsa avioni do të përdorej edhe për qëllime humanitare.

”Por, po shoh që nuk i qëndrojnë fjalës dhe ne do të tërhiqemi nga ai prokurim dhe do të lutemi të mbetemi gjallë. Nëse rrëzohemi diku dhe nëse vdesim, atëherë supozoj se do t’u bëhet e qartë të gjithëve se ky debat për ndonjë qeveri të ardhshme dhe për disa kryeministra të ardhshëm është i tepërt dhe i pakuptimtë”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për formalizimin e ekonomisë informale.

Avioni qeveritar “Learjet 60” është prodhuar në vitin 2004 në Wichita, Kansas, në fabrikën e “Bombardier Aerospace” dhe është në qarkullim që nga janari i vitit 2005. Ai është blerë në kohën e Qeverisë së Vllado Buçkovskit. Sipas performancës, ai është një avion biznesi me rreze fluturimi për linja të mesme, përkatësisht nga Shkupi dhe Ohri mund të fluturojë nëpër Evropë dhe deri në Lindjen e Mesme, por jo në fluturime transoqeanike, dhe ka shtatë ulëse.

Kryeministri tha se “Learjet-in” qeveritar e ka përdorur katër herë. Nga Spliti në Shkup, pas pushimeve vjetore në gusht të vitit të kaluar, ai u kthye me avionin qeveritar pasi humbi fluturimin e “Croatia Airlines”.

”Deri në Kroaci shkova me fluturim komercial të ‘Croatia Airlines’ deri në Split, me ftesë të presidentit kroat, zotit Zoran Milanoviç. Pata një darkë pune dhe pushimin tim vjetor që duhej të zgjaste tre ditë, e zgjata edhe për një ditë që të bëhej katër ditë. Dhe pasi humba avionin për t’u kthyer me fluturim komercial në Shkup, ndërsa të nesërmen kisha obligime të pashmanguara, avioni qeveritar erdhi, më mori nga aeroporti i Splitit dhe më solli në Shkup”, tha Mickoski.

Comments are closed

Related Posts