Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti: VLEN është parti republikane, tjerat janë parti lokale
Lajmi i Fundit

Mexhiti: VLEN është parti republikane, tjerat janë parti lokale

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Ora24.tv ka thënë se pas fitores së thellë të VLEN në zgjedhjet lokale, ajo paraqitet veçmë si “parti republikane dhe se të tjerat janë parti lokale”.

Tash dëgjojmë votuesin që në vazhdimësi kërkojnë që VLEN të jetë një, VLEN flet me një zë është më i faktorizuar brenda ekzekutivit, brenda rajonit, ndërkombëtarëve dhe ka fuqi më të madhe dhe shumë faktorë shkojnë në këtë drejtim. Pas fitores së thellë të VLEN, kemi punuar intensivisht në këtë drejtim dhe nëse e marrim hapësirën në vend, vetëm VLEN është parti republikane, të tjera janë lokale, ka shtrirje prej Dollneni deri në Dibër”, ka thënë Mexhiti.

Ai thekson se VLEN tani është shumë më fuqishëm dhe i përfaqëson shqiptarët më gjerë. “I besojmë kësaj ideje. Mbrëmë e kemi vazhduar këtë ta trajtojmë, në muajin maj do të mbahet Kuvendi apo Kongresi i bashkimit si një parti politike me shkrirjen e të gjitha subjekteve”, tha Mexhiti.



Sipas tij, tani po formohet grupi i ekspertëve të punës që do të punojë në platformën e re dhe strukturimin e partisë së re. Në atë takim mbrëmë të VLEN, tha Mexhiti ka qenë i pranishëm ai, Bilall Kasami, Bekim Sali, Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.

Takimet janë të zakonshme, të rregullta, që i bjen takim i kryesisë së ngushtë ku debatojmë për temat aktuale, tema të ekzekutivit, decentralizmit të komunave dhe tema e VLEN me theks të veçantë. Për herë të parë ndodhë procesi i bashkimit të opozitës dhe në kuadër të VLEN nga 5-6 subjekte ku ndodhi ndryshimi, ku nga opozita tani jemi si pozitë dhe si imperativ dhe nevojë e shqiptarëve”, tha Mexhiti.

Comments are closed

Related Posts