Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti: Qeveria ia kalon komunës së Çairit, pronësinë e tokës së sheshit “Skënderbeu”, hapet rruga për fazën e tretë
Ballina

Mexhiti: Qeveria ia kalon komunës së Çairit, pronësinë e tokës së sheshit “Skënderbeu”, hapet rruga për fazën e tretë

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi, ku thekson se me këtë vendim krijohen të gjitha kushtet për nisjen e procedurave të tenderimit dhe fillimin e punimeve.

“Sot, Qeveria miratoi vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit.

Me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.

Ky është një hap i rëndësishëm që e afron edhe më shumë kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup. Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt do hapet tenderimi që të nisin punimet, dhe Sheshi “Skënderbeu” të marrë formën që e meriton”, ka shkruar Mexhiti./

Comments are closed

Related Posts