Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti: Punësuam 2500 shqiptarë për dy vite, vetëm në spitalin e Tetovës ndamë mbi 100 vendime pune për një ditë
Ballina

Mexhiti: Punësuam 2500 shqiptarë për dy vite, vetëm në spitalin e Tetovës ndamë mbi 100 vendime pune për një ditë

Duke folur për ligjin për përfaqësim të drejtë, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka cituar një deklaratë të të politikanit të ndjerë Arbën Xhaferi, i cili kishte thënë se “më mirë është të miratohet një ligj në favor të shqiptarëve se të merret një ministri”.

Mexhiti ka kritikuar BDI-në, duke deklaruar se për shumë vite kjo parti është përqendruar në sigurimin e pozitave në qeveri, ndërsa, sipas tij, nuk i ka kushtuar rëndësi miratimit të një ligji për përfaqësim të drejtë.

“Ne kemi punësuar mbi 2.500 shqiptarë për dy vite në qeveri. Vetëm në një rast, në Spitalin e Tetovës, mbi 150 shqiptarë kanë marrë vendime. Pra, këto dy vite janë vitet më të mira të përfaqësimit të shqiptarëve”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai tha se opozita shqiptare ka pasur mundësi që të sjellë një ligj për përfaqësim të drejtë, të cilin e konsideroi si një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit.

“Opozita shqiptare ka pasur mundësinë të sjellë një ligj për përfaqësim të drejtë që është shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit, por nuk e kanë sjellë. Problemi te opozita shqiptare është pse Ligjin për përfaqësim të drejtë po e sjell VLEN-i dhe BDI për 20 vite nuk ka arritur ta sjellë”, tha Mexhiti.

Sipas tij, nëse opozita nuk pajtohet me përmbajtjen e ligjit, ajo mund ta ndryshojë atë në të ardhmen.

“Nëse nuk i pëlqen opozitës, ata mund ta përmirësojnë kur të vijnë në pushtet, sepse më lehtë është të përmirësohet një ligj se të miratohet”, ka përfunduar Mexhiti.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts