Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti: Pishina e re në shkollën “7 Marsi”, investim prej rreth 1 milion eurosh
Ballina

Mexhiti: Pishina e re në shkollën “7 Marsi”, investim prej rreth 1 milion eurosh

Ndërtimi i pishinës së re në shkollën fillore “7 Marsi” në Çair po i afrohet përfundimit, ndërsa hapja e saj pritet të bëhet së shpejti. Projekti, me vlerë prej rreth 1 milion eurosh, synon të krijojë kushte bashkëkohore për mësimin e notit dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive për fëmijët.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar shkollën “7 Marsi”, ku ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve. Sipas tij, projekti po realizohet sipas dinamikës së planifikuar.

Mexhiti theksoi se ndërtimi i pishinës ishte një nga premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, i përfshirë edhe në programin e tij, ndërsa tani po konkretizohet.

“Premtimet po i realizojmë një nga një. Sot isha në shkollën ‘7 Marsi’, për të parë nga afër punimet e pishinës së re, të cilat po ecin sipas planit. Këtë projekt e premtuam gjatë fushatës, e përfshimë në programin tonë dhe sot po e bëjmë realitet”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se investimi do t’u mundësojë fëmijëve të mësojnë notin, të zhvillojnë talentet e tyre dhe të përfshihen më shumë në aktivitete sportive.

“Me rreth 1 milion euro investim, po krijojmë kushte që fëmijët tanë të mësojnë notin, të zhvillojnë talentet dhe të rriten me sport. Besimin që na e dhanë qytetarët po e kthejmë në punë dhe investime konkrete”, u shpreh Mexhiti.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts