Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në manifestimin “Në gjurmët e më të mirëve”, të organizuar nga Forumi Rinor Islam, ku janë vlerësuar nxënësit dhe studentët e dalluar për arritjet e tyre në arsim.
Mexhiti mori pjesë në këtë ngjarje i shoqëruar nga funksionarë të ndryshëm të VLEN-it, duke shprehur mirënjohje për të rinjtë që kanë zgjedhur dijen si rrugë drejt së ardhmes.
Ai theksoi se vlerësimi i nxënësve dhe studentëve të suksesshëm i jep rëndësi përkushtimit të tyre dhe përcjell mesazhin se arritjet në arsim meritojnë mbështetje dhe vëmendje publike.
“Për ne që mbajmë përgjegjësi politike dhe institucionale, këto arritje janë edhe një thirrje për të vepruar. Do të vazhdojmë ta mbështesim arsimin dhe të përkrahim nxënësit e studentët përmes mundësive që kemi dhe nismave që ndërmarrim”, ka shkruar Mexhiti.
Ai gjithashtu përgëzoi Forumin Rinor Islam për organizimin e manifestimit dhe për traditën e krijuar në vlerësimin e të rinjve të dalluar.













Comments are closed