Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti: Lufta e UÇK-së, ishte për liri dhe çlirim
Ballina

Mexhiti: Lufta e UÇK-së, ishte për liri dhe çlirim

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri, për dinjitet dhe për çlirimin e popullit tonë.

Procesi i padrejtë dhe kundërthënës ndaj komandantëve të UÇK-së në Hagë, duhet të përfundojë nesër dhe ne presim që të merret një vendim i drejtë që do të konfirmojë pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që luftuan për çlirimin e Kosovës.

Lufta për liri nuk mund të barazohet me krimin; viktima me dhunuesin, ndërsa sakrifica për çlirimin e Kosovës nuk duhet të kthehet në agjendë politike për kundërshtuesit e pavarësisë dhe shtetshmërisë së Kosovës.

Liria e Kosovës u fitua me sakrificë, guxim dhe gjak. Emrin e lirisë sot e bartin me guxim e dinjitet liderët tanë që padrejtësisht ndodhen në Hagë.

Momenti i së vërtetës po afron.

Për ne, liria e Kosovës nuk është thjesht një fjalë, është amanet.

Për lirinë, drejtësine, dinjitetin. Për Kosovën”, ka shkruar bshkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, në Facebook.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts