Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mevlan Ademi, thirrje për protestën e nesërme: Identiteti nuk negociohet
Ballina

Mevlan Ademi, thirrje për protestën e nesërme: Identiteti nuk negociohet

Organizatori i protestës së nesërme studentore, Mevlan Ademi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në mbrojtje të gjuhës shqipe, raporton Zyrtare.net.

Përmes një postimi publik, Ademi ka deklaruar se protesta nuk lidhet me çështje studentore apo provime, por me, siç ka thënë ai, tentimet për relativizimin e gjuhës shqipe dhe trajtimin e saj si “teknikalitet”.

“Neser duhet të dëshmojmë që e meritojmë këtë gjuhë dhe që sakrifica e pararendësve tanë ka vlejtur. Nesër nuk protestojmë për provim, por për qëndrimin e atyre që çdoherë tentojnë ta relativizojnë gjuhën tonë dhe ta trajtojnë si teknikalitet”, ka shkruar Ademi.

Ai ka shtuar se protesta organizohet “për gjuhën e gjyshërve tanë” dhe “për gjuhën shqipe”, duke bërë thirrje që nesër në ora 16:30, Shkupi të “vërshojë kuq e zi”.

“Identiteti ynë nuk negociohet, ai mbrohet!”, përfundon postimi i tij.

Comments are closed

Related Posts