Shkup, 6 prill, Zhurnal.mk – “Mesazhi u dha”, deklaroi Mevlan Ademi në Click Plus, duke komentuar protestën e studentëve shqiptarë para Ministria e Drejtësisë, ku ata kërkuan që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, raporton TV21.
Ademi falënderoi të gjithë studentët për përkrahjen, duke theksuar se numri i pjesëmarrësve ishte shumë i madh, ndërsa në peticion ishin mbledhur rreth 400 nënshkrime nga studentë të juridikut. Ai shtoi se nuk e kishte pritur një mbështetje kaq të madhe, duke pasur parasysh se dita e protestës ishte ditë pune.
“Shumë njerëz sot kanë mbyllur dyqanet, shitoret e tyre, kanë dalë prej punë, kanë marrë ditë të lirë për t’iu bashkangjitur protestës, duke parë që kauza është e sinqertë dhe se studentët kanë të drejtë”, tha Ademi.
Ai vlerësoi edhe pjesëmarrjen e qytetarëve të tjerë që ndihmuan në përhapjen e mesazhit, duke treguar solidaritet me kërkesën e studentëve. Protesta u organizua për të kërkuar respektimin e të drejtës së studentëve për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.















Comments are closed