Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Mësohet formacioni i mundshëm i Turqisë për ndeshjen ndaj Kosovës
Lajmi i Fundit

Mësohet formacioni i mundshëm i Turqisë për ndeshjen ndaj Kosovës

Selektori i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella duket se ka vendosur se si t’i rendit lojtarët e tij për ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, nga ora 20:45.

Sipas mediumit mediave turke, Montella pritet të bëjë vetëm një ndryshim nga ai që kishte vendosur ndaj Rumanisë në formacionin zyrtar.

Mesfusha e Turqisë pritet të vazhdojë të jetë e ndërtuar nga emra si Calhanoglu, i cili është rikthyer nga lëndimi në kohë për sfidën me Kosovën, si dhe treshja Alper, Guler e Yildiz.
Formacioni i mundshëm i Turqisë do të jetë: Cakir; Kadioglu, Abdulkerim, Akaydin, Çelik; Calhanoglu, Yuksek; Alper, Guler, Yildiz, Akturkoglu.

Ndërkohë, Kosova nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim dhe duket se do t’i qëndrojë besnike formacionit të njëjtë që e përdori në ndeshjen me Sllovakinë.

Comments are closed

Related Posts