Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Merr fund pritja për banorët e Siniçanit, Feti Abazi, nënshkruan kontratën për kaptimin e ujit: “Vazhdojmë edhe në fshatrat e tjera”
Ballina

Merr fund pritja për banorët e Siniçanit, Feti Abazi, nënshkruan kontratën për kaptimin e ujit: “Vazhdojmë edhe në fshatrat e tjera”

Pas shumë vitesh, kreu aktual i komunës së Bogovinës Feti Abazi, u ka dhënë fund pritjeve të banorëve të Siniçanit, duke nënshkruar kontratën e kaptimit të ujit për këtë fshat. Ndërsa, ka theksuar, se e njejta problematikë, do zgjidhet edhe për fshatrat e tjera, në vijim.

“Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit të ujit të pijshëm për Siniçanin!

Sot nënshkrova kontratën për kaptimin e ujit të pijshëm në vendbanimin Siniçan.

Rruga drejt sigurimit të ujit të pijshëm për Siniçanin ka qenë e gjatë dhe e mundimshme, por sot po bëjmë një hap konkret përpara.

Uji i pijshëm është një nga prioritetet kryesore të Komunës së Bogovinës. Nisim në Siniçan dhe shumë shpejt do të vazhdojmë edhe në vendbanimet e tjera.

Për një nevojë themelore, për një jetë më të mirë!“, ka shkruar, Abazi.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts