Më 01.04.2026, në orën 19:10, në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.D. (31) nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij jashtëmartesore 36-vjeçare nga Tetova, se e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar t’i blinte banesë dhe makinë, në të kundërt do ta vriste. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.














