Pas kontrolleve dhe analizave të dokumentacionit të mbledhur, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vlerësoi se nuk ka bazë për ndjekje penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare, apo për ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare njofton INA.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) ka mbyllur lëndën lidhur me prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend.Pas kontrolleve të kryera dhe analizës së dokumentacionit të mbledhur, Prokuroria ka vlerësuar se nuk ekzistojnë baza dyshimi për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal, dhe as për ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare në lidhje me prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare.Lënda ishte hapur më 10 shtator 2021, pas ngjarjes tragjike në spitalin modular të Tetovës. Në atë kohë, Prokuroria njoftoi se do të kontrollonte dokumentacionin lidhur me prokurimin dhe ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare.Prokurorja Verica Berxhecka, në një brifing me gazetarët të mërkurën, tha se për këtë lëndë është analizuar dokumentacion i gjerë dhe kompleks. Lënda fillimisht ishte nën drejtimin e prokurores Vilma Ruskoskës, më pas te prokurorja Elizabeta Josifovska dhe në fund te Berxhecka.Sipas vlerësimit të Prokurorisë, gjatë periudhës prill–qershor 2020 janë zhvilluar tri procedura për sigurimin e kapaciteteve shtesë të sistemit shëndetësor për përballimin e pandemisë së COVID-19.Prokurimet kishin të bënin me kontejnerë montues pranë Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, pajisje jomjekësore për Qendrën Rajonale COVID-19, si dhe me krijimin e një reparti montues-modular ambulant dhe poliklinik për nevojat e Klinikës për Pulmologji dhe Alergologji.Prokuroria ka analizuar gjithashtu procedurën për blerjen e kontejnerëve modularë në kuadër të Projektit për Reagim Emergjent ndaj COVID-19, i financuar përmes një kredie nga Banka Botërore.Sipas Prokurorisë, kjo procedurë është zhvilluar në përputhje me rregullat e institucionit financiar ndërkombëtar, përmes kërkesës për oferta në tregun ndërkombëtar. Byroja e Prokurimeve Publike ka konfirmuar se në këtë rast nuk zbatohen dispozitat e Ligjit për Prokurimet Publike, për shkak të përjashtimit ligjor për prokurimet e realizuara sipas rregullave të një organizate ndërkombëtare.















Comments are closed