Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Masa qeveritare për uljen e TVSH-së a ishte e vonuar? Përgjigjet Durmishi
Lajmi i Fundit

Masa qeveritare për uljen e TVSH-së a ishte e vonuar? Përgjigjet Durmishi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se masa e qeverisë për uljen e TVSH-së për derivatet e naftës ka qenë në kohën e duhur dhe jo e vonuar. Sipas tij, çmimet e karburanteve në vend mbeten më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit.

Ai theksoi se benzina Euro 95 aktualisht shitet rreth 1.4 deri në 1.5 euro për litër, ndërsa dizeli nga 1.5 deri në 1.55 euro për litër. Në krahasim, në Serbi çmimet e benzinës lëvizin nga 1.5 deri në 1.8 euro, në Rumani nga 1.8 deri në 2 euro, ndërsa në Shqipëri arrijnë rreth 2 euro për litër.

“Ishte reagim në kohë. Vendet e rajonit e kanë çmimin e naftës edhe më të lartë se sa vendi jonë. I kam numrat këtu para vetes. Benzina euro 95 shitet përreth 1.4 deri 1.5 euro për litër. Ndërza dizeli përreth 1.5 deri për 1.55 euro për litër, që është më i ulëti se sa çmimet e vendeve të rajonit. Në Serbi benzina varion prej 1.5 deri 1.8, poashtu në Rumani prej 1.8 deri në 2 euro. Për Shqipëri është rreth 2 euro. Dmth kemi çmimin më të ulët të derivateve të naftës, çka kemi edhe 9% rritje të kërkesës për naftë nga vendet e rajonit, për arsye se kemi çmimin më të ulët”, deklaroi Durmishi.

Comments are closed

Related Posts