Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • LSDM: Ka kaluar gjashtë javë pa raport për ujin në Gostivar, Mickoski dhe Klekovski po fshehin të vërtetën
Ballina

LSDM: Ka kaluar gjashtë javë pa raport për ujin në Gostivar, Mickoski dhe Klekovski po fshehin të vërtetën

„Kanë kaluar plot 6 javë dhe ende nuk ka asnjë dokument me analizë të plotë, publike dhe të nënshkruar për ujin në Gostivar. Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik duke mos e publikuar dokumentin për 6 javë me radhë. Pse nuk po publikohet një raport i plotë? Çfarë po u fshihet qytetarëve? Pasiguria dhe mosbesimi te qytetarët po krijohen prá nga Mickoski dhe Klekovski“ – deklaruan sot nga LSDM.

Nga partia thonë: „Për një muaj me radhë dhanë deklarata kontradiktore: së pari për ndalesa, pastaj se mund të përdoret si ujë teknik, më pas se ka baktere dhe viruse të reja në ujë, e më pas siguronin se uji mund të pihet, ndërsa asnjë herë të vetme nuk publikuan një dokument të plotë. Uji analizohet çdo ditë. Pse atëherë nuk është publikuar tashmë gjashtë javë?“.
„Pas 22 ditësh me ujë të ndotur dhe rreth 5.000 të sëmurë, qytetarët duhet të shohin një dokument të plotë, sepse uji për pijshmëri është çështje e shëndetit publik. Informacionet për sigurinë e tij duhet të publikohen publikisht në një raport të vetëm e të plotë. Me të gjitha rezultatet dhe me nënshkrimin e personave përgjegjës. Të gjitha mostrat. Të gjitha analizat laboratorike. Të gjitha datat. Të gjitha bakteret e utvuruara dhe vlerat e tyre. Të gjitha institucionet që kanë kryer hulumtime. Dhe më e rëndësishmja – kush, mbi çfarë baze rezultatesh dhe me nënshkrimin e kujt ka konstatuar se uji është i sigurt për pijshmëri?“ – pyesin nga partia opozitare.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts