Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, duke ju referuar nenit 9 të ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, ka zbuluar se cilat pozita do e përbëjnë Trupin Kordinues të këtij ligji.
Postimi i Plotë:
“Neni 9 i Ligjit, paragrafi (3): Përbërja e Trupit Koordinues përcaktohet nga Qeveria. Trupi udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, ndërsa anëtarë janë edhe ministri përgjegjës për administratën publike, ministri përgjegjës për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, ministri përgjegjës për financat, ministri përgjegjës për qeverisjen e mirë, drejtori i Agjencisë për Administratë, Avokati i Popullit i Republikës së Magedonisë së Veriut, kryetari i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi i Republikës së Magedonisë së Veriut, dy profesorë universitarë dhe një përfaqësues nga sektori civil”, ka shkruar Lloga, në Facebook.















Comments are closed