Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur në 1.9 miliardë $ pasuri
Lajmi i Fundit

Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur në 1.9 miliardë $ pasuri

Nëse një vit më parë, Samir Mane hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes, këtë vit, ai e ka shtuar me 500 milionë dollarë amerikanë pasurinë e tij, sipas të dhënave që publikoi revista globale.

Biznesmeni i njohur shqiptar, ortak i vetëm i disa shoqërive tregtare dhe një grupi të madh biznesi, në listën e miliarderëve Forbes 2026 rezulton në vendin e 2.177 mes 3.428 miliarderësh.

Vitin e kaluar Forbes regjistroi 2.933 miliarderë dhe Mane ishte në vendin e 2.356.

Për vitin 2026, sipas Forbes, Samir Mane, 58 vjeç, ka thyer rekordin e tij duke arritur të rrisë pasurinë në 1.9 miliardë dollarë ose gati 162 miliardë lekë të rinj.

Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me seli në Tiranë, Shqipëri”, thotë Forbes.

Ndërsa shton: BALFIN zotëron qendra tregtare, rrjete dyqanesh elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor, si dhe një bankë dhe projekte të pasurive të paluajtshme luksoze në Shqipëri.

Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në vitin 1991 dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993, ai nisi të shiste pajisje elektroshtëpiake në Shqipëri.

Në vitin 1998 themeloi Neptun, një rrjet dyqanesh elektronike në Shqipëri, ndërsa në vitin 2005 u kthye në vend për të hapur qendrën e parë tregtare moderne në Shqipëri.

BALFIN zotëron gjithashtu pasuri të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts